Sulme të ndërsjellta mes Rusisë dhe Ukrainës. Një sulm me raketa i Rusisë goditi një supermarket në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut përgjatë vijës së frontit, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 35 të tjerë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të postuara nga zyrtarët në rrjetet sociale, tregojnë objektin e përfshirë nga re të dendura tymi. Shtëpi banimi, dyqane dhe dhjetëra vetura u dëmtuan nga sulmi, sipas deklaratës së ministrit të brendshëm të postuar në rrjetin Telegram.

Ndërkohë në rajonin Kursk të Rusisë, aty ku ushtria ukrainase ka kryer sulme, mijëra njerëz po evakuohen. Pavarësisht vendosjes së trupave rezervë dhe urdhrave për evakuim, Rusia nuk ka qenë në gjendje të ngadalësojë vrullin e këtij përparimi ukrainas që ka tronditur ushtrinë ruse dhe Kremlinin.

Gjatë natës, Ukraina pretendoi se kishte goditur një aeroport ushtarak rus në rajonin e Lipeckut duke shkaktuar një shpërthim të madh. Zjarri dëmtoi dhe rezervat e bombave në një aeroport, ku strehoheshin avionët luftarakë Su-34, Su-35 dhe MiG-31.

Klan News