Një sulm me raketa ruse në Kharkiv vrau një person dhe plagosi të paktën 74 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë.Sipas autoriteteve sulmi u krye me raketa balistike dhe u shkatërruan ndërtesa banimi, shtëpi dhe një institucion arsimor.
Rajoni i Kharkivit në verilindje të Ukrainës është një objektiv i sulmeve të vazhdueshme me raketa, dron dhe bomba ruse.
Ukraina ka inteligjencë që tregon se Kina po furnizon me artileri dhe barut Rusinë, ka bërë të ditur se Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
“Ne besojmë se përfaqësuesit kinezë janë të angazhuar në prodhimin e disa armëve në territorin e Rusisë,” tha ai në një konferencë për shtyp në Kiev. Kina deri më tani është përpjekur të ruajë një neutralitet në luftën tre vjeçare.
Ndërkaq Ukraina ka bërë të ditur se me Uashingtonin kishin nënshkruar një memorandum si një hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshjeje për zhvillimin e burimeve minerale në Ukrainë, një marrëveshje e promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin me partnerët tanë amerikanë,” tha Yulia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, në mediat sociale pas nënshkrimit.
“Memorandumi i hap rrugën për një marrëveshje partneriteti ekonomik dhe ngritjen e një fondi investimi për rindërtimin e Ukrainës”, shtoi ajo.
Klan News