5 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë u plagosën në një sulm ukrainas në qytetin jugperëndimor rus të Belgorodit.

Guvernatori i qytetit tha se 37 nga të plagosurit, përfshirë shtatë fëmijë, u dërguan në spitalet e qytetit, i cili shtrihet 40 km në veri të kufirit me Ukrainën.

Ministria e Jashtme ruse dënoi sulmin në një deklaratë. Edhe një herë u bëjmë thirrje të gjitha qeverive përgjegjëse dhe strukturave përkatëse ndërkombëtare që të dënojnë me forcë këtë sulm brutal terrorist dhe të distancohen publikisht nga regjimi i Kievit”, thuhet deklaratën e lëshuar.

Nga ana tjetër autoritet në qytetin e Kharkivit kanë shpallur një ditë zie për viktimat nga sulmet ruse. 7 persona humbën jetën dhe 100 të tjerë u plagosën pas sulmeve ajrore në qytetin verilindor të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka shprehur ngushëllimet e tij për të vrarët dhe u zotua se Rusia do të mbajë përgjegjësi  për të gjitha veprimet e saj. Në shenjë hakmarrje për sulmet në territoret e saj Ukraina nisi më herët një ofensivë ushtarake në rajonin e Kurskut të cilën perëndimi e mbështet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag në reagimin e tij të parë ndaj avancimit të ushtrisë së Kievit në territorin rus u shpreh se veprimet e saj janë legjitime. Ai u shpreh se aleanca nuk ishte informuar për planet e Ukrainës dhe nuk luajti ndonjë rol në to.

Shefi i NATO-s tha gjithashtu se Ukraina po rrezikonte me avancimin në territorin rus, por sipas tij i takon Kievit se si do ta zhvillojë këtë luftë.

Klan News