Mediat izraelite besojnë se Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, është plagosur nga një sulm ajror javën e kaluar. Ai ende është gjallë sipas zyrtarëve të sigurisë izraelite.

Klerikët iranianë kanë disa rezerva në lidhje me shpalljen e Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem, nga frika se kjo mund të rrisë gjasat që ai të jetë në shënjestër të SHBA-ve dhe Izraelit.

Ndërkohë së fundmi tre depo nafte në Teheranin perëndimor u goditën nga avionë luftarakë izraelitë.

Klan News

/tvklan.al