Për banoren e Kievit Olha Pavlovska, e cila mblidhet me fqinjët e saj çdo javë për të diskutuar lajmet në fushëbetejë, inkursioni tronditës i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë këtë muaj ishte pikërisht ajo që i nevojitej përpjekjeve të luftës.

“Situata në fushën e betejës ishte e pasigurt, ishte e vështirë për t’u parë, ishte e zgjatur dhe u zvarrit, por duket se tani ka të paktën njëfarë sigurie. Po, ne nuk e dimë se çfarë do të çojë kjo, por të gjithë kemi shpresa të mëdha, duket si një hap i guximshëm dhe i rëndësishëm, veçanërisht për të mbajtur moralin e ukrainasve”.

Për shumë ukrainas kjo do të ndryshojë situatën në favorin e banorëve.

“Besoj se ushtria do të jetë në Kursk atje për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të kuptojmë se çdo lloj operacioni sulmues është – sado mirë të jetë i planifikuar. Ushtarët tanë më të mirë po rrezikojnë jetën e tyre”, thotë analisti Oleksandr Viktorovych.

Forcat ukrainase kanë avancuar 28-35 kilometra në rajonin e Kurskut dhe kanë marrë kontrollin e 93 vendbanimeve deri më tani. Operacioni i vazhdueshëm i Kievit synon të krijojë një “zonë neutrale” në territorin rus, të parandalojë sulmet ndërkufitare dhe të devijojë përforcimet ruse nga lindja e Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas.

Në të njëjtën kohë, forcat e Moskës po godasin qendrën kryesore të tranzitit lindor të Pokrovsk, ku zyrtarët thonë se deri në 600 njerëz po ikin çdo ditë me trupat ruse vetëm 10 kilometra nga periferia.

Ndërkaq Ukraina sulmoi Moskën me të paktën 11 dronë të cilat u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, në atë që zyrtarët rusë thanë se ishte një nga sulmet më të mëdha me dron në kryeqytet që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Disa nga dronët u shkatërruan mbi qytetin e Podolsk. Sulmi vjen pasi Rusia po përparon në Ukrainën lindore, ku kontrollon rreth 18% të territorit dhe po lufton për të zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin e Kurskut, sulmi më i madh i huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Klan News