Humbja e fundit në Napoli nuk ka sjellë vetëm shuarjen e shpresave për titull, por ka nxjerrë në pah një problematikë të thellë në repartin e sulmit të Milanit.

Gjatë ndeshjes në “Diego Armando Maradona”, trajneri Massimiliano Allegri aktivizoi gjithsej pesë qendërsulmues, por skuadra e mbylli takimin pa asnjë goditje në kuadrat.

Shifrat tregojnë një rënie drastike të efikasitetit. Goli i fundit i një sulmuesi daton që nga ndeshja kundër Cremonese-s, më 1 mars.

Në fazën e dytë të kampionatit, vetëm Rafael Leao dhe Christopher Nkunku kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Situata bëhet edhe më alarmante kur analizohet ecuria individuale. Christian Pulisic nuk shënon prej 100 ditësh, ndërsa Niclas Fullkrug ka 79 ditë pa gol.

Aktualisht, golashënuesi më i mirë i kuqezinjve është Leao me 9 realizime, një shifër që konfirmon vështirësitë e klubit për të gjetur një “bomber” konstant në dhjetë vitet e fundit.

/tvklan.al