Protesta të dhunshme shpërthyen në qytetin pakistanez Karaçi, jashtë konsullatës amerikane, ku të paktën dhjetëra persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur gjatë përplasjeve mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Qytetarët dolën në rrugë pas raportimeve për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, protestuesit arritën të thyejnë murin e jashtëm të ndërtesës, ndërsa rojet e sigurisë të konsullatës amerikane hapën zjarr për të shpërndarë turmën.

Pamjet tregojnë protestues të përgjakur teksa largohen me vrap nga zona, ndërsa dëgjohen të shtëna armësh.

Autoritetet pakistaneze kanë shtuar masat e sigurisë në zonat diplomatike, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Klan News

/tvklan.al