Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u trondit nga shpërthime të njëpasnjëshme si pasojë e një sulmi rus me dronë. Mbetjet e mjeteve fluturuese ranë në qendër të qytetit, përfshirë sheshin simbolik “Maidan”, si dhe në dy lagje të tjera periferike.

Sipas administratës ushtarake të Kievit, alarmet ajrore mbetën aktive për disa orë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulmin më masiv ndaj kryeqytetit të saj në të paktën një vit. Kryebashkiaku i Moskës njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan rreth 250 dronë ukrainas. Sulmi detyroi autoritetet e aviacionit të vendosnin kufizime të përkohshme në aeroportet kryesore të Moskës, duke pezulluar dhjetëra fluturime.

Klan News

/tvklan.al