Florian Riza, specialist futbolli, foli në Klan News, për risitë në sezonin e ri të Superiores. Sipas tij, ndryshimi i formatit apo risitë, vijnë për të hequr ndeshjet, të cilat ai i quan të “vdekura”.

Po ashtu, Riza foli edhe për rregullin e ri, në lidhje me të rinjtë, ku FSHF detyron klubet të aktivizojnë të paktën një lojtar të ditëlindjes 2007 për 45 minuta lojë.

Ai theksoi se kjo ndihmon futbollin shqiptar, për të nxjerrë të rinj të talentuar dhe për të luajtur në vendin tonë.

“Ne kërkojmë që të mos ketë ndeshje “të vdekura”, pra që ekipe apo ndeshje të caktuara të mos kenë asnjë lloj interesi për ekipet që marrin pjesë në ndeshje, pra të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur efektet negative që mund të sjellë një format apo një rregull.

E shikoj kështu që, domethënë, e rëndësishme për secilin nga ekipet në renditje, e rëndësishme është të ketë numër çift pikësh, që kur të pjesëtohet me dy të dalin pikët e plota. Nëse do të pjesëtohet me dy dhe është numër tek, atëherë aty do të humbasë një pikë. Kjo është e gjithë diferenca tek përgjysmimi i pikëve. Absolutisht, rregulli i merr parasysh të gjitha, kështu që…

Rregullorja e re përcakton që një lojtar i ditëlindjes 2007 dhe pastaj më i vogël se kjo mosha, duhet të aktivizohet të paktën për 45 minuta në një ndeshje futbolli. Ky lojtar do të jetë me pasaportë shqiptare. Pra, nëse e kemi liberalizuar plotësisht numrin e lojtarëve të huaj që mund të luajnë në ndeshjen e Superiores, rregulli përcakton që një lojtar i pasaportës shqiptare duhet të jetë nën 19 vjeç, pra i ditëlindjes 2007, 2008, 2009 e në vazhdim, që të luajë të paktën 45 minuta. Dhe kemi parë që në javën e parë…

Pati një numër rekord lojtarësh të aktivizuar, çka tregon që rregulli ka qenë, le të themi, i duhuri.

Për ta zhvilluar futbollin në një krah, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të tuaj të luajnë në Superiore. Ne nuk mund ta heqim plotësisht pasaportën shqiptare nga qarkullimi, sepse ne jemi kampionat shqiptar, ne jemi shqiptarë dhe futbollistët shqiptarë duhet të luajnë këtu në vendin tonë.

Në këtë aspekt mendoj që rritja e konkurrencës brenda ekipit pra lojtarët e huaj, lojtarët shqiptarë, do ta bëjë që edhe lojtarët shqiptarë të ngrihen te niveli i të huajve apo dhe të huajve që vijnë, të jenë shumë më mirë, pra të kenë një eksperiencë shumë të madhe në futboll për të treguar diçka në futbollin tonë. Tani jemi në fillim. Fillimi thotë 45 minuta, pra nën 45 minuta ti nuk e heq dot nga ndeshja”, deklaroi Riza.

/tvklan.al