Në javën e 35 do të luhen dy përballje të forta, ku do të “vendoset” kampionati

Dy javë nga fundi, llogaritë janë të hapura për titullin kampion. Kur kanë ngelur edhe 180 minuta, në garë për trofeun janë katër ekipe: Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi.

Renditjen e kryesojnë të kuqtë me 62 pikë, po aq sa edhe Teuta. Ndjekin me dy pikë më pak, Laçi dhe Vllaznia.

Takimet që do të rezervojë java e 35 premtojnë emocione dhe spektakël.

Partizani do të ndeshet me Vllazninë në kryeqytet, ndërsa Laçi pret Teutën.

Një fitore i çon të kuqtë një hap larg titullit, ndërsa suksesi i kuqebluve u jep mundësinë atyre të ëndërrojnë.

Në javën e fundit, Partizani ka një ndeshje të lehtë në letër, ku do të ndeshet me Bylisin në transfertë, ndërsa Vllaznia pret Laçin, një tjetër rival i fortë.

Që Teuta të mund të shpresojë, duhet që të kalojë pengesën “Laçi”, ndërsa në fund do të përballet në shtëpi me Apoloninë.

Durrsakët duhet thjesht të jenë të pagabueshëm në këto dy takime dhe të shpresojnë te një hap fals i “të kuqve”.

Për bardhezinjtë situata është më e komplikuar. Dy ndeshjet e fundit për ta janë me të vërtetë të forta. Pas Teutës, ata do të përballen në transfertë me Vllazninë.

Në rast se si Partizani, ashtu edhe Teuta e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, të kuqtë shpallen kampionë, të avantazhuar nga përballjet direkte.

21/05/2021

Apolonia-Tirana 17 : 00

Laçi-Teuta 17 : 00             

Partizani-Vllaznia 17 : 00               

Kastrioti-Bylis

Skënderbeu-Kukësi 17:00

26/05/21             

Kukësi-Kastrioti 17:00

Bylis-Partizani 17:00

Vllaznia -Laçi 17:00

Teuta-Apolonia 17:00

Tirana-Skënderbeu 17:00

Klan News