Rendite e 27 mes 80 kampionateve në botë

Superliga e Shqipërisë është e 27 mes 80 kampionateve në mbarë botën për aktivizimin e futbollistëve deri 21 vjeç. Të dhënat prej sezonit 2015-2016 deri më sot janë analizuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport. Skuadrat shqiptare i kanë besuar të rinjve në 17.1% të kohës në 888 takime të zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

Një e dhënë e ulët po ta krahasojmë me liderin në këtë renditje. Pasi Estonia i beson futbollistëve deri 21 vjeç në 31.1% të kohës, ose e thënë ndryshe 1 në 3 lojtar i aktivizuar ka qenë i ri. Në vendin e dytë është një tjetër vend Balltik, Letonia dhe më pas Sllovenia.

Në grupin e parë të ekipeve ka shumë vende europiane ku në 10 të parat është një vend fqinj, Mali i Zi. Lojtarë me përvojë kërkojnë Gjermania, Italia, Spanja dhe Anglia, ndërsa Franca i krijon më shumë hapësira të rinjve në krahasim më të parat. Kampionati që ka më pak besim te të rinjtë është Kina, që i aktivizon vetëm 3.9% të kohës.

Tv Klan