Një nga surprizat e mbrëmjes së dytë të audicioneve të “X Factor Albania” në Tv Klan është prania e artistes italiane Cesilia Canale, e cila i është bashkuar jurisë së spektaklit si e ftuar speciale.
Artistja vjen nga Italia për të qenë pjesë e panelit që do të vlerësojë talentet e reja, duke sjellë edhe një dimension ndërkombëtar në këtë edicion të programit.
Prezenca e saj u prezantua nga moderatorja Alketa Vejsiu, e cila e mirëpriti me fjalë të veçanta, duke vënë në dukje lidhjen e fortë mes publikut shqiptar dhe muzikës italiane. “Sonte kemi kënaqësinë t’i japim kësaj tryeze edhe pak hijeshi italiane! Nga Italia, me të cilën ndajmë kaq shumë dashuri për muzikën, vjen e ftuara jonë speciale”, u shpreh Vejsiu.
Më tej, prezantuesja theksoi se muzika italiane ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së publikut shqiptar. “Jemi rritur me zëra të jashtëzakonshëm italianë, kemi kënduar këngët e tyre”, tha ajo, duke shtuar se këtë herë Cesilia do të ketë mundësinë të dëgjojë nga afër disa prej zërave më premtues shqiptarë.
Vejsiu shprehu dëshirën që mes konkurrentëve të mbrëmjes, artistja italiane të zbulojë një talent që do të donte ta dëgjonte sërish.
“Një mirëseardhje të ngrohtë, me gjithë bujarinë e këtij publiku të mrekullueshëm, për Cesilian!”, përfundoi moderatorja.
/tvklan.al












Botërori 2026 