Emocione kanë dhuruar takimet e para play-off në NBA. Golden State mposhti Houston për të marrë epërsinë e serive. 95-85 ishin shifrat e ndeshjes së parë të raundit të ardhshëm, kjo falë edhe Steph Curry. Basketbollisti amerikan ishte sensacional me 31 pikë, teksa kontribut vendimtar dha edhe Butler me 25.

Në tre ndeshjet e tjera, ata që fituan ishin skuadrat vendase. Cleveland bëri diferencën në periodën e katërt për të mposhtur Majemin. Mitshel me 30 pikë dhe Jerome me 28 ishin më të mirët në parket.

Boston mori epërsinë e serisë së parë play-off. Celtics triumfuan 103-86 ndaj Orlandos. Double-Double i Banchero nuk i mjaftojnë miqve për të shmangur disfatën, teksa realizoi 36 pikë e 11 rebaund.

Klan News