Lajmi surprizë i zgjerimit të familjes së aktores Cameron Diaz dhe bashkëshortit të saj Benji Madden me një fëmijë të tyre të tretë erdhi!

Ishte pikërisht Madden që e ndau lajmin në Instagram ditën e sotme, më 4 maj, duke postuar një imazh të animuar të një anijeje pirate, poshtë së cilës shkruhej “Nautas Madden”, i cili është pikërisht emri i djalit të tyre të sapoardhur në jetë.

“Unë dhe Cameron jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi kaq të bekuar të njoftojmë lindjen e fëmijës sonë të tretë, Nautas Madden. Mirë se erdhe në botë, bir!”, postoi Madden.

Përveç imazhit të anijes, Benji ndau edhe vizatime të një kardinali, një bime në vazo dhe të tjera.

“Ne e duam jetën me familjen tonë – fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe jemi mirënjohës!!! Po kalojmë shumë mirë! Duke ju dërguar të gjitha urimet tona më të mira – Familja Madden”, përfundoi postimin Benji Madden.

Çifti Diaz dhe Madden janë martuar në janar tw 2015 dhe kanë gjithashtu vajzën Raddix, 6 vjeç, dhe djalin Cardinal, 2 vjeç. Ata janë të të njohur për privatësinë me fëmijët e tyre, duke mos ndarë imazhe të tyre në internet dhe as duke mos i diskutuar ata në intervista.

Në një intervistë në tetor 2020 me Naomi Campbell, 54-vjeçarja Diaz tha buzagaz se planifikonte të jetonte mirë përtej moshës 100 vjeç, në mënyrë që të ishte pranë fëmijëve të saj.