Miley Cyrus duket se është gati të bëjë hapin e madh në jetën personale. Këngëtarja pritet të martohet me të fejuarin e saj, muzikantin Maxx Morando, gjatë këtij fundjave.

Sipas një raportimi të TMZ, burime të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se ceremonia e martesës do të mbahet në Kaliforninë Jugore. Megjithatë, detajet rreth organizimit dhe vendit ku do të zhvillohet dasma po mbahen ende të fshehta.

Muajin e kaluar, Cyrus e ftoi Morandon në skenën e Hollywood Bowl, ku të dy interpretuan së bashku këngën e tyre “Let’s Get Married” (Le të martohemi). Në dritën e lajmeve të fundit, kjo performancë merr tashmë një kuptim krejt tjetër.

Çifti u fejua vitin e kaluar, ndërsa këngëtarja zbuloi më vonë se propozimi për martesë e kishte zënë plotësisht në befasi. Gjatë një interviste në emisionin “Good Morning America”, më 3 dhjetor, Cyrus rrëfeu momentin kur bateristi u ul në gjunjë dhe i kërkoi të bëhej bashkëshortja e tij, gjatë një udhëtimi të fundit në Azi.

“Është e vështirë të më surprizosh, sepse më pëlqen të kem çdo situatë nën kontroll, por atë moment isha dorëzuar plotësisht. Dhe ju them, isha shumë, shumë, shumë e surprizuar”.

Ky do të jetë martesa e dytë për Miley Cyrus. Në vitin 2018, ajo u martua me aktorin Liam Hemsworth, por marrëdhënia e tyre mori fund pa mbushur ende një vit nga ceremonia.

/tvklan.al