Pas tre vitesh e gjysmë aventura e trajnerit brazilian Sylvio Mendes Campos Junior në pankinën e Kombëtares shqiptare ka përfunduar.
52-vjeçari i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar, duke mbyllur një periudhë që konsiderohet ndër më pozitivet në vitet e fundit për Shqipërinë.
Nën drejtimin e Sylvinhos, Shqipëria ishte shumë pranë një kualifikimi historik në Kupën e Botës.
Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë mbresëlënëse, por u ndalën në gjysmëfinalen e fazës “Play-Off” nga Polonia duke lënë përgjysmë ëndrrën e madhe të tifozëve shqiptarë.
Braziliani mori drejtimin e Kombëtares më 2 janar 2023 dhe gjatë kësaj periudhe regjistroi 34 ndeshje në pankinë.
Bilanci i tij përkthehet në 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje.
Gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, Sylvinho solli organizim dhe një frymë të re në lojën e Kombëtares, duke fituar respektin e lojtarëve dhe tifozëve kuqezi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
