Për herë të parë që nga largimi nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka zbuluar arsyet e divorcit me kuqezinjtë duke thënë se në atë moment ishte vendimi më i mirë i mundshëm për të dyja palët.

“Kisha folur me presidentin përpara muajit maj. Të dy mendonim se kishte ardhur fundi i një cikli. Federata ishte rritur shumë dhe ne gjithashtu. Erdhi një moment kur palët e dinin që nuk kishin asgjë për t’i dhënë njëri-tjetrit. Duka është inteligjent. Ishte një marrëveshje e mirë mes palëve. E dinte sa të përkushtuar ishim në këtë aventurë”, tha Sylvinho.  

Braziliani flet gjithashtu edhe për sukseset e arritura në krye të Kombëtares shqiptare.

“Bëmë të gjithë një punë të shkëlqyer. Arritëm suksese të mëdha duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në Europian. Për fatin tonë të keq apo të mirë kishim një grup të hekurt me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. E shijuam atë moment. Në edicionin e ardhshëm të Botërorit u renditëm pas Anglisë. Luajtëm në Play Off, por nuk ia dolëm dot në Poloni”, tha Sylvinho.

Sylvinho ka vlerësuar maksimalisht raportin e tij me qytetarët në Tiranë që e bënë të ndihen si në shtëpinë e tij, teksa thotë se lidhja mes tij dhe Federatës shqiptare të futbollit do të jetë e përjetshme.  

/tvklan.al