PS dhe PD janë përplasur dhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në të cilin u diskutuan ecuritë e reformave në vend në kuadër të procesit të Berlinit. Demokratja Jorida Tabaku tha qeveria nuk po i kushton vëmendje reformave si dhe zbatimit të detyrave të saj për integrimin e vendit.

Jorida Tabaku, deputete e PD: Së pari raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë që Shqipëria nuk e plotëson minimumin e kushteve dhe standardeve për eleminimin e trafikimit. Fatkeqësisht Shqipëria vijon të konsiderohet si vendburim për trafikimin  drogës.

Përgjigja ndaj pretendimeve të deputetes Tabaku erdhi nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili theksoi punën e Policisë dhe strukturave ligjzbatuese kundër krimit, duke e cilësuar si një nga faktorët më të rëndësishëm për integrimin e vendit.

Taulant Balla, ministri i Brendshëm: Bashkëpunimi rajonal me mbështetje të Bashkimit Europian ka vijuar të forcohet në linjë me angazhimet e Procesit të Berlinit. BE e vlerëson Shqipërinë si një vend model krahasuar me vendet e tjera sa i përket qaxjes në përballimine  ekëtyre flukseve migratore kryesisht nga Azia dhe Afrika. Kemi nënshkruar dhe po zbatojmë aktualisht 19 marrëveshje dhe protokolle më Kosovën në fushën e menaxhimit të kufirit.

Balla tha se qeveria po punon për zbatimin e planit të BE për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij, ndihmon Shqipërinë për të rritur forcën kundër paligjshmërisë.

Taulant Balla, ministri i Brendshëm: Dua të informoj Këshillin se po punojmë intensivisht me vendet e rajonit pa harruar asnjëherë Komisionin Europian edhe për zbatimin e planit të veprimit të BE për Ballkanin Perëndimor  dhe më konkretisht kemi nënshkruar me BE një marrëveshje të re për aktivitetet operacionale të kryera nga agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare të Republikës së Shqipërisë.

Ministri theksoi se është duke u  punuar strategjinë kombëtare për migracionin 2024-2030 si dhe për procedurat e lehtësuara për kalimin e kufirit me vendet fqinje.

Klan News