Kampioni në fuqi, Tadej Pogačar, është në përgatitjet e fundit për realizimin e objektivit të tij për të fituar për herë të katërt Tour de France.
Slloveni dëshiron që të bëhet pjesë e grupit të legjendave të kësaj gare, ndërkohë që pritet një rivalitet i fortë nga danezi Jonas Vingegaard dhe Remko Evenepoel.
Edicioni i 112-të i garës fillon në Lille më 5 korrik. Pogačar ka triumfuar më parë në vitet 2020, 2021 dhe 2024, ndërsa kërkon t’i bashkohet britanikut Chris Froome në klubin elitar të çiklistëve që e kanë fituar katër herë garën.
Pesë tituj kanë Bernard Hinault, Jacques Anquetil, Eddy Merckx dhe Miguel Induráin, me këta sportistë që kanë vendosur rekord.
Slloveni 26-vjeçar, me sukseset në garat e muajve të fundit, ka treguar se është në një formë të mirë, ndërsa dobësi ka pasur vetëm në etapat e shpejtësisë.
Vingegaard e ka lënë pas dëmtimin dhe do përpiqet që këtë edicion të fitojë, pasi në 2024 e mbylli 6 minuta pas Pogaçarit.
Itinerari prej 3,338.8 kilometrash i Tour de France përfshin 52,500 metra ngjitje me në total 21 etapa.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
