Propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë është i papranueshëm, ka deklaruar qeveria e Kievit.
Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha ka thënë se të paktën shtatë vende, përfshirë Austrinë, Vatikanin, Zvicrën dhe tre shtete të Gjirit, janë të gatshme të presin takimin.
“Këto janë propozime serioze dhe presidenti Zelensky është gati për një takim të tillë në çdo moment”, ka deklaruar ai në X. “Megjithatë, Putini vazhdon t’i tallë të gjithë duke bërë propozime që e di se janë të papranueshme”.
Reagimi vjen pasi më herët, në një konferencë për shtyp nga Pekini, Presidenti rus Vladimir Putin tha: Nëse Zelensky është gati të takohet, le të vijë në Moskë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
