Kjo është Drita, izraelitja e lindur në Shkodër, gjatë kohës kur familja e saj u largua nga Shkupi për t’i shpëtuar përndjekjes naziste.

E rikthyer në vendlindje pas 75 vitesh u takua me Ahmetin, shkodranin në shtëpinë e të cilit lindi.

Drita është vajza e Alberto dhe Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. Ajo kujton pak Shkodrën, ndërsa Ahmeti plotëson më shumë kujtimin  e ditëve kur mbërritën prindërit e saj.

Në ditën përkujtimore të Holokaustit, u përurua në muzeun Marubi edhe libri me kujtime

“Jeta ime nën pushtimin nazist”

, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, i botuar në 3 gjuhë, Shqip, Maqedonisht, Anglisht, nga autori Skënder Asani.  

Libri memoristik tregon jetën e familjes hebreje, e cila gjeti mbështetje në Shkodër. 

Tv Klan