Hakan Calhanoglu nuk do të transferohet te Galatasaray. Drejtuesit e klubit turk, kishin një takim me homologët e Interit, ku u vendos përfundimisht për të ardhmen e mesfushorit.

Italianët kërkuan të paktën 30 milionë euro për futbollistin, shifër që nga Galatasaray u konsiderua shumë e lartë.

Pavarësisht dëshirës së Calhanoglu për tu transferuar në Stamboll, palët dështuan të arrijnë një marrëveshje.   

Klubi turk u tërhoq nga bisedimet dhe tani po tentohet një tjetër afrim nga Serie A. Bëhet fjalë për Victor Osimhen, për të cilin po diskutohet me Napolin.

Palët duken afër marrëveshjes për sulmuesin nigerian, por ende mungon drita jeshile. Calhanoglu duket i destinuar të mbetet te Interi, ndërsa Osimhen duket afër rikthimit në Turqi.

/tvklan.al