Liderët e partive nacionaliste të Irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit takohen në Cardiff, në një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin politik dhe për të kërkuar një zë më të fuqishëm në Westminster.
Në takim marrin pjesë Michelle O’Neill e Sinn Féin, një parti e madhe politike republikane dhe demokrato-socialiste irlandeze aktive si në Republikën e Irlandës ashtu edhe në Irlandën e Veriut, drejtuesi i SNP-së, partia Kombëtare Skoceze, një parti politike e qendrës së majtë në Mbretërinë e Bashkuar që bën fushatë që Skocia të bëhet një vend i pavarur, dhe lideri i Plaid Cymru, një parti politike e krahut të majtë në Uells që punon për ta bërë atë një vend të pavarur, të cilët pritet të nënshkruajnë edhe një memorandum mirëkuptimi.
Takimi zhvillohet në një moment kur debati për të ardhmen kushtetuese të Irlandës është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, ka deklaruar se ideja e një Irlande të bashkuar është tashmë “në tryezë”, duke iu referuar edhe komenteve të presidentit amerikan Donald Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, është shprehur në favor të një Irlande të bashkuar, duke e cilësuar bashkimin si “një nga gjërat më natyrale të të gjitha kohërave”.
Ndërkohë, në fokus pritet të jetë edhe qëndrimi ndaj Andy Burnham, i cili ka përjashtuar më herët një referendum për bashkimin e Irlandës.
O’Neill kërkon që autoritetet britanike të planifikojnë dhe të lehtësojnë një referendum, duke e lidhur këtë proces me zbatimin e Marrëveshjes së së Premtes së Madhe.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
