Londra dhe Brukseli po i japin vetës një shans për të rivendosur marrëdhëniet mes tyre, një dekadë pas largimit të ishullit nga blloku Evropian.
Liderët e vendeve po takohen këtë të premte në një samit në qendër të të cilit janë marrëveshjet për lehtësimin e tregtisë, për krijimin e mundësive për të rinjtë si dhe për mbrojtjen e sigurinë.
Mbretëria e Bashkuar dhe BE planifikojnë gjithashtu të fillojnë bisedime zyrtare për herë të parë në lidhje me dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendrat e vendeve të treta.
Deri më tani, Ministria e Brendshme ka kërkuar marrëveshje të tilla dypalëshe por pa ndonjë sukses të dukshëm.
Prandaj Londra ka shprehur interes për të ndjekur nga afër dhe ndoshta për t’ju bashkuar një dakordimi të ngjashëm që pesë vendeve evropiane kanë arritur në parim me Ruandën për të dërguar atje emigrantë të cilëve iu është refuzuar qëndrimi në bllok.
Emigracioni i paligjshëm dhe flukset e refugjatëve kanë qenë një nga problemet kryesore të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së madhe në vitet e fundit.
Përpjekjet për afrim vijnë në një kohë që kryeminstri Burnham ka deklaruar hapur se në 10 vite, Britania e Madhe më shumë ka humbur se sa ka fituar nga Brexit.
/tvklan.al












Botërori 2026 