Projektbuxheti i vitit 2027 dhe Paketa e re Fiskale është prezantuar në komisionin e Çështjeve Ligjore. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se buxheti ka një fond prej 10 miliardë eurosh, ku vëmendje i jepet moshës së tretë dhe shtresave sociale më në nevojë.
“Qëllimi ynë është që rritja ekonomike të përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët, duke vendosur në fokus familjen, pensionistët, fermerët dhe mbështetjen e sektorëve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Një dimension tjetër i rëndësishëm që përshkron Projektbuxhetin 2027 është mbështetja ndaj procesit të integrimit evropian”, tha Malaj.
Në lidhje me rritjen e buxhetit të mbrojtjes, i pyetur nga Arian Ndoja, i vetmi deputet i opozitës prezent në këtë komision, Malaj tha se rritja vjen si detyrim i aleancës së NATO-S.
“Për vitin 2027, 76,7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes. 7 miliardë lekë financim shtesë. Shpenzime për mbrojtjen në nivelin 2,35% të PBB-së. Këto investime synojnë të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe të mbështesin angazhimet tona në kuadër të Aleancës”, tha Malaj.
Shpenzimet për Buxhetin vendor arrijnë në mbi 114 miliardë lekë ose një rritje 17% krahasuar me vitin 2026.
I pyetur në lidhje me 15 bashkitë që janë shkrirë nga reforma territoriale, Malaj tha se formula për ndarjen e grantit të pakushtëzuar do të rishikohet.
Ndërkohë që në lidhje me zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga karburantet tek taksa vjetore e automjetit duke taksuar kështu dhe mjetet elektrike Malaj dha këtë përgjigje.
Komisioni i çështjeve ligjore vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës socialiste, e miratuan në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale.
/tvklan.al












Botërori 2026 