Punimet për rikonstruktimin e rrugëve që kanë nisur këtë vit në Tiranë do të përfundojnë të gjitha brenda afatit të parashikuar. Drejtori i Punëve Publike në Bashki zoti Dritan Agolli ka deklaruar se firmat ndërtuese do të repsektojnë afatet e përcaktuara.

Dritan Agolli: “Në të gjitha objektet që Bashkia e Tiranës ka filluar punimet janë duke vazhduar sipas ritmeve të parashikuara, pavarsisht pengesave si: lirimi i shesheve të ndërtimit nga ndërtimet pa leje, spostimi i shtyllave të KESH apo Telecom apo probleme me infrastrukturën nëntokësore.”

Ndërsa, për sa i përket pretendimeve se po punohet me ritme të ngadalta dhe se gjithë këto punime kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor Agolli sqaron:

Dritan Agolli: “Ndikimi i punimeve në akset kryesore mbi trafikun është minimal pasi nuk besoj se ndlokush mund të thotë se në rrugën e Durrësit, të Dibrës apo të Elbasanit para fillimit të punimeve trafiku ishte normal.”

Ndërkaq qytetarë të ndryshëm shprehen se ia vlen mundimi dhe sakrfica për të pasur rrugë më të mira.

“Sigurisht rruga do të bëhet shumë më mirë. Jemi mësuar me këtë rrugë dhe do të durojmë. Do shkojmë dhe ne si Evropa.”

“Janë shumë të domsdoshme për t’u bërë, por të mos ishte hapur kaq në masivitet në të gjithë Tiranën. Kjo ia vlen madje duhej të ishte bërë edhe mirë bëjnë që e bëjnë.”

“Tirana po rregullohet shumë.”

Gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në tri rrugë kryesore dhe dytësore të kryeqytetit nga të cilat 9 kanë përfunduar së rikonstruktuari, 6 do të përfundojnë brenda dhjetorit ndërsa të tjerat do të përfundojnë në varësi të objekteve nga muaji prill deri në tetor të vitit 2005. /tvklan.al