Lionel Andres Messi nuk i mbajti dot lotët në ceremoninë e tij të lamtumirës nga Kombëtarja e Argjentinës.

Edhe 85 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin “Monumental” u emocionuan teksa panë “tangon” e fundit të kapitenit të tyre.

Buenos Aires përjetoi një nga mbrëmjet më historike të futbollit, teksa përshëndeti me një spektakël dronësh legjendën e futbollit.

Messi dëgjoi për herë të fundit himnin e Kombëtares së tij si kapiten i skuadrës në miqësoren kundër Beninit. Luajti për 90 minuta dhe dhuroi spektakël, dy asiste dhe 1 gol.

Statistika që konfirmojnë se ai mund të bënte diferencën ende në fushën e lojës, por vendosi të ndalej.

“Jam shumë i emocionuar. Nuk dua që të largohem, por është më e mira. Jam krenar që kam veshur fanellën e kombëtares për 20 vite dhe më keni qëndruar pranë në çdo moment”, tha Messi.  

Nga sot, Argjentina nuk është më e njëjta. Sepse pa Leo Messin, futbolli nuk është i njëjti.

/tvklan.al