Tarifat tregtare të Presidentit Donald Trump duket se kanë dhënë efektin e parë negativ.

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimin e rritjes ekonomike globale për vitin 2025 në 2,8% nga 3.3% që ishte në Janar, duke argumentuar se tarifat dhe pasiguria e provokuar nga Presidenti amerikan do ta ngadalësojnë ekonominë mbarëbotërore.

FMN bëri të ditur gjithashtu se edhe inflacioni pritet të bjerë më ngadalë se sa parashikohej në Janar.

“Ne po hyjmë në një epokë të re pasi sistemi ekonomik global që ka funksionuar për 80 vitet e fundit po përmbyset,” u tha gazetarëve krye-ekonomisti i FMN-së.

Tv Klan