Ndonëse treguesi i inflacionit raportohet në rënie, Instituti i Statistikave bën të ditur se rritja vjetore e çmimeve të produkteve ushqimore qëndron 2.5% më e lartë se një vit më parë. Referuar shifrave, ato që i mbajnë çmimet në nivele të larta janë konkretisht bulmeti, zarzavatet e mishi.
Për ekspertët, çmimet në tregjet e Tiranës kanë fitues e humbës të qartë, përcaktimin e të cilëve tashmë e kushtëzojnë politikat tregtare të nxitura nga tarifat e Washingtonit.
“Ne shumicën e mallrave i importojmë, kjo për shkak se janë me çmime më konkurruese se produktet vendase. Pamë shumë mirë çfarë ndodhi me luftën Rusi-Ukrainë kur u përballëm me një rritje çmimesh për shkak të tregut ndërkombëtar. Duhen më shumë subvencione nga ana e qeverisë“, u shpreh ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.
Pavarësisht këtyre kostove duket se numri i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin tonë po nxit gjithmonë e më tepër konsumin duke nxitur inflacion.
“Kërkohen më shumë produkte konsumi te baret, restorantet apo strukturat akomoduese”, shton ajo.
Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të vijojë të qëndrojë në nivele të moderuara gjatë muajve në vijim, por gjithashtu thekson se presionet mbi çmimet mbeten të pranishme, duke këshilluar qytetarët, të përballojnë me kujdes kostot në rritje të jetesës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
