Taulant Seferi po përjeton një nisje fantastike të aventurës së tij me Kayserispor në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë në vetëm dy javët e para të sezonit.
Pas dopietës në javën hapëse të kampionatit, Seferi ka realizuar edhe në përballjen e javës së dytë ndaj Sivasporit, skuadër ku aktivizohet edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Rei Manaj. Goli i Seferit erdhi në fundin e pjesës së parë në fitoren 2-0. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist pas një kundërsulmi të shpejtë, duke marrë pjesë në aksion dhe më pas duke mposhtur portierin kundërshtar për të dyfishuar avantazhin e Kayserisporit.
Ky është një tjetër konfirmim i formës së mirë që po kalon 29-vjeçari, i cili duket se e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re në kategorinë e parë të futbollit turk.
Mirlind Daku protagonist me asist te Spartaku i Moskës. Vetëm pak ditë pasi zbarkoi në kryeqytetin rus, sulmuesi bëhet vendimtar në fitoren 2-1 në transfertën e Baltikës. Daku gjeti hapësira në mbrojtjen kundërshtare dhe, me një pasim të saktë, shërbeu për shokun e tij të skuadrës për të zhbllokuar takimin dhe hapur udhë marrjes së 3 pikëve.
Debutim ëndrrash për Mario Mitajn te Genoa. Mbrojtësi asistoi në fitoren 4-1 kundër Ascolit. Pak minuta pas kësaj tentative, ku ishte shumë pranë golit, futbollisti shqiptar krosoi saktë nga këndi te goli i parë i takimit. Performancë e mirë nga ana e 23-vjeçarit, që luajti ndeshjen e parë me fanellën e klubit italian.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
