Taylor Swift triumfoi në edicionin e këtij viti të “MTV Video Music Awards” në Los Angeles, duke marrë çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, “Videoja e Vitit”, për projektin e saj “The Fate of Ophelia”.
Ajo u vlerësua edhe për regjinë më të mirë muzikore, pasi në karrierën e saj ka shkruar dhe ka bërë regjinë e klipeve të 18 këngëve, përfshirë edhe “Patient Zero”, që e prezantoi për të parën herë në natën e ndarjes së çmimeve.
Tjetër protagoniste e natës ishte Madonna, e cila mbi 40 vite pas trofeut të parë “MTV Video Music Awards“ u shpall “Artistja e Vitit” dhe rrëmbeu trofeun e bashkëpunimit më të mirë me Sabrina Carpenter për këngën “Bring Your Love”.
Çmimi prestigjioz i karrierës “Video Vanguard” iu dorëzua anëtarëve të grupit rok Nirvana, të cilët e vlerësuan trofeun si një dëshmi të trashëgimisë së Kurt Cobain.
Në kategoritë e tjera, këngëtarja Lisa fitoi çmimin për videoklipin më të mirë pop, ndërsa Sienna Spiro u shpall artistja e re më e mirë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
