Një burrë nga Indonezia, u bë milioner papritur në momentin që një  meteorit me vlerë 1.4 milionë Paund, ra në çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung është 33 vjeç dhe merret me prodhimin e arkivoleve. Ai tha se ishte duke punuar pranë shtëpisë së tij kur guri hapësinor u përplas në dhomën e tij në Kolang, Sumatra Veriore.

Guri i rënë peshon 2.1 kg dhe vlerësohet të jetë i vjetër 4.5 miliardë vjet.

Klasifikohet si Condrit karbonik CM1 / 2, një varietet jashtëzakonisht i rrallë, i cili vlen rreth 1.4 milionë Paund.

Metoeritet çmohen gjithmonë nga grami me llojet më të lira që kushtojnë deri në 5 paund për gram, kurse ato me metale të rralla jashtëtokësore shiten deri në 750 paund për gram.

Josua është shprehur se atij i është dhënë një pagesë në këmbim për gurin hapësinor, që vlen sa paga mujore e 30 viteve.

Babai i tre fëmijëve ka deklaruar se një pjesë të parave do ta përdorë për të ndërtuar një kishë në komunitetin e tij.

Instituti Lunar dhe Planetar në Teksas ka vlerësuar se pesha totale e meteoritit është 2.5 kg. Brendësia e tij është gri e errët dhe e zezë, me pika të vogla me ngjyrë të hapur.

Meteori është dërguar në SHBA, dhe thuhet se është blerë nga Jay Piatek, një mjek dhe koleksionist meteoritësh nga Indianapol.

Në muajin Gusht të këtij viti, rreth 200 copa të një meteorit 4.6 miliardë vjeçar, kanë rënë në Santa Filomena, të Brazilit. Copa më e madhe peshon 40 kg dhe vlen më shumë se 20,000 paund. Vlerë e barabartë me pagën mesatare të 10 viteve punë në atë në zonë. /tvklan.al