Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2008 shënon 1.3% në krahasim me një vit më parë dhe 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, ndërsa rritja vjetore e GDP-së është rreth 10%.

Post telekomunikacioni, shërbimet publike dhe bujqësia kanë patur rritje të dukshme gjatë këtij tre mujori.

Sipas INSTAT rënie ka shënuar grupi i industrive me 6.4% në krahasim me një tremujor më parë.

Drejtorja e përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja, është shprehur se paraqitja e një studimi të tillë është shumë efikase për politikat ekonomike.

Ines Nurja: “Paketa e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto është një tregues shumë i rëndësishëm, i cili përdoret nga shumë vende për të matur tendencat e ecurisë së ekonomisë dhe me qëllim bërjen sa më efikase të politikave makroekonomike në vend. Këto të dhëna kam besim të plotë dhe do të shërbejnë sa më mirë ndaj Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe organe të tjera vendimarrëse. Sigurisht do të jenë dhe një objekt i diskutimeve shumë të gjerë që mund të bëjnë…akademike, studimore dhe më gjerë.”

Ky është publikimi i parë që bën INSTAT për Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Grupi i përmirësuar më tepër është ai i telekomunikacionit me 13% dhe shërbimet e tjera me 3%./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe