Suedia po mban sot zgjedhjet e rëndësishme parlamentare të cilat ose do të sjellin një parti të ekstremit të djathtë në qeveri për herë të parë, ose do ta rikthejnë vendin drejt liberalizmit për të cilin është njohur prej kohësh.
Opozita e qendrës së majtë mban një epërsi të ngushtë ndaj bllokut të djathtë në pushtet sipas sondazheve të javës së fundit.
Por kryeministri Ulf Kristerson e ka kapur ritmin përballë rivales Magdalena Andreson dhe socialdemokratëve.
Nëse blloku i tij fiton, Kristerson është zotuar të sjellë në bashkëqeverisje partinë e ekstemit të djathtë.
Kritikët thonë se agjenda e qeverisë së tij po cenon liritë civile dhe detyron emigrantët të përshtaten me normat kulturore suedeze ose të largohen nga vendi.
Ndërsa mbështetësit thonë se politikat e tij kanë ndihmuar në frenimin e dhunës nga bandat dhe kanë ulur ndjeshëm emigracionin.
Sipas tyre, fitorja do t’i hapte rrugën zbatimit të më shumë politikave të ngjashme.
Një sukses elektoral i Demokratëve të Suedisë ka të ngjarë të mirëpritej nga partitë e ekstremit të djathtë në rritje në Evropë, të cilat morën një shtysë të konsiderueshme në fillim të këtij muaji pas fitores të së djathtës në zgjedhjet rajonale në Gjermani.
/tvklan.al












Botërori 2026 
