Mbrëmjen e 19 nëntorit nisi java e festivalit të “Këngës Magjike” që transmetohet në Tv Klan. Artistë të njohur e të rinj u ngjitën në skenën e Pallatit të Koncerteve duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme.

Edicioni i 25-të ka nisur plot surpriza e risi pasi këtë vit Ardit Gjebrea ndan skenën me të bijën, Anna-n. Për të ftuarit e programit “Rudina” në Tv Klan, e gjithë vëmendja është tek ajo. Dasara Karaiskaj zbulon diçka nga një deklaratë e Gjebreas në prapaskenë lidhur me të bijën.

Dasara Karaiskaj: Në një prononcim të shkurtër në këtë 25-vjetor që dha Ardit Gjebrea për radion, tha 25 i kam unë te “Kënga Magjike”, por nga ky e mbrapa s’di gjë ç’do bëjë Anna, la një mesazh shumë të bukur, secili nga ne do ta bënte. Do ta nisja nga Anna duke qenë se prezantoi shumë bukur duke llogaritur moshën, ndonjëherë edhe tensionin, përgjegjësinë e madhe që ke baba Ardit Gjebrean se na duket sikur është e kollajshme kjo gjë, por është përgjegjësia më e madhe ose ndoshta publiku e ka më të thjeshtë po mirë ka babain, por në fakt nuk është kështu. Përgjegjësia është më e madhe dhe unë e pashë live të gjithë atë përgjegjësi të saj edhe pse është e vogël.

Gazetari Kleart Duraj i bashkëngjitet mendimit të koleges së tij, duke e quajtur Anna-n, “surprizën më të madhe”.

Kleart Duraj: Nuk mund ta nis me këngët pa folur për Anna-n sepse Anna është surpriza më e madhe e këtij edicioni të “Këngës Magjike”, sigurisht Dasara m’i dogji të gjitha ato gjërat që mund të thoja, e pritshme, por gjëja që unë doja të shtoja është që në një moshë fare të re tregon një siguri në skenë, ka karizëm, është integruar shumë mirë te pjesa e këngëtarëve të rinj gjatë gjithë këtyre javëve të “Këngës Magjike” që ishin pjesë e së “Dielës Shqiptare” dhe pa diskutim dje në gjysmëfinalen e parë. pa diskutim që performon dhe kjo tregon edhe një aspekt tjetër të saj shumë të rëndësishëm artistik, prandaj unë mendoj që Anna është surpriza kryesore e këtij edicioni të 25-të që është edhe jubilar.

/tvklan.al