Aplikimi për përzgjedhjen e degëve në formularin A2 nis më 27 korrik. Maturantët do të kenë 6 ditë afat për plotësimin e 10 preferencave që duan të ndjekin në universitetet publike dhe private të vendit.

Gati 21 500 maturantë, të cilët kanë hedhur të dhënat në portalin U-Albania, do të kenë mundësinë që prej të hënës, më 27 korrik, të zgjedhin programet e studimit që duan të ndjekin në universitetet e vendit.

“Duke nisur nga 27 korriku deri më 1 gusht, maturantët kanë afat për përzgjedhjen e 10 preferencave”, pohon Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj, maturantët duhet të ruajnë kodin e tyre personal.

Në portalin U-Albania, maturantët mund të verifikojnë kriteret hyrëse në universitete.

Për degët me konkurs, universitetet brenda javës së parë të gushtit duhet të publikojnë datat e konkursit dhe listën e maturantëve që konkurrojnë.

Pas daljes së pikëve të fituara në degët me konkurs, më 22 gusht shpallen fituesit në universitete.

Klan News

/tvklan.al