Nga data 27 korrik deri më 1 gusht, maturantët do të kenë mundësinë të aplikojnë online, ku do të përzgjedhin universitetin dhe programin e studimit për vitin e ri akademik. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici, u bën thirrje të gjithë maturantëve që të zgjedhin Mesdhetarin si preferencën e tyre të parë.

Rektori gjithashtu theksoi se deri më 15 gusht Universiteti Mesdhetar ofron tarifa të reduktuara për kandidatët në të gjitha programet.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka mbi 3500 studentë dhe do të mirëpresë në tre ciklet e studimit mbi 1500 të tjerë në katër fakultete për vitin e ri akademik.

Klan News

/tvklan.al