Mediat: Përçarja mes deputetëve të Lëvizjes 5 Yjet

Mario Draghi po bën përgatitjet e fundit për programin e ri qeverisës në Itali, me fokus financat dhe pandeminë. E Mërkura dhe e Enjtja janë ditët e prezantimit të programit në parlament dhe e votimit në Senat dhe Dhomën e Ulët.

Megjithatë, Draghi nuk do të arrijë të ketë një kabinet të të gjithëve siç pretendohej. Përllogaritjet e mediave italiane tregojnë se në Senatin 321 vendësh, kundër qeverisë së re do të votojnë deputetët e të nacionalistëve të djathtë të grupimit Fratelli d’Italia dhe disa deputetë të pavarur, në total 23 vota kundër. 

91 përfaqësuesit e Fratelli d’Italia do të jenë kundër edhe në dhomën e ulët. Por ajo që përbën shqetësim është se deputetët e 5 Yjeve, grupimit më të madh në këtë dhomë, nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të mbështetur unanimisht qeverinë Draghi. Mes 191 deputetëve pritet të ketë edhe nga ata që do të dalin kundër vendimit të partisë së tyre, si shenjë hakmarrjeje ndaj tradhtisë që iu bë nga partia e ish-kryeministrit Renzi që u bë shkak për rrëzimin e Giuseppe Conte. Gjithsesi formimi i qeverisë së re nuk rrezikohet në asnjë rast.

Vetë Conte ka paralajmëruar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë, ndërsa në ditën e fundit të punës së tij, u largua me duartrokitje dhe emocion nga zyra.

Tv Klan