Milani ka nisur punën për rinovimin e kontratave të tre lojtarëve të rëndësishëm për projektin e trajnerit Ruben Amorim. Bëhet fjalë për Strahinja Pavlovic, Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic.

Kontrata aktuale e Pulisic skadon në qershor 2027, me një pagë prej 4 milionë eurosh neto në sezon, por Milani synon ta zgjasë bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2031.

Për amerikanin po diskutohet një pagë rreth 5 milionë euro neto, plus bonuse të lidhura me objektivat e skuadrës dhe lojtarit.

Pavlovic është nën kontratë deri në qershor 2028, me opsion për një vit tjetër, ndërsa fiton 1.7 milionë euro neto në sezon. Milani i ofron mbrojtësit serb një marrëveshje deri në vitin 2031 dhe një pagë prej 3 deri në 3.5 milionë eurosh neto në sezon.

Negociatat për Pavlovic janë ende në fazat e para, ndërsa për Rabiot ekziston e njëjta strukturë kontrate me opsion rinovimi. Objektivi i Milanit është të sigurojë vazhdimësinë e këtyre lojtarëve dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjet.

/tvklan.al