Në vigjilje të Pashkës Katolike, që mijëra besimtarë në të gjithë botën e kremtojnë këtë të diel, Imzot Arjan Dodaj nëpërmjet një videomesazhi shprehet se kjo është një periudhë ku vepra e dashurisë duhet të mundë ligësinë.
“Tashmë jemi pranë Pashkëve, festa më sublime, më e shenjtë dhe domethënëse e fesë së krishterë. Është vepra e dashurisë që mund ligësinë e kësaj bote”, tha Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës.
Imzot Arjan Dodaj ka edhe një ftesë për të gjithë besimtarët që të bashkohen për të Premten e Madhe në Udhën e Kryqit që mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.
“Të Premten e Madhe, më 3 prill, në sheshin Nënë Tereza, i bërë vend i traditës për ne, për besimtarët, ju ftoj të mblidhemi së bashku, siç do mblidhet Papa në Kolose me shumë besimtarë, të përjetojmë misterin e vuajtjes së Zotit..”, tha Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 