Të rinjtë e moshës 19-20 vjeç po përdoren nga persona me precedent penalë në të shkuarën, për të shitur lëndë narkotike në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës.
Kledian Ibra, shef i hetimit të narkotikëve në Policinë e Tiranës thotë se gjatë operacionit “Shkolla të Pastra”, u evidentuan 6 shkolla 9-vjeçare dhe 8 gjimnaze ku shitej drogë.
Sipas Ibrajt, goditja e grupeve të shpërndarjes së drogave në shkolla nisi nga ankesat e shumta të mbërritura në polici, por dhe nga vetë prindërit e nxënësve.
Fenomeni i shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e kryeqytetit është evidentuar dhe nga vetë nxënësit të cilët për Tv Klan tregojnë se kanë qenë dëshmitarë të këtij aktiviteti.
Ndërsa prindërit e tyre shprehen se pavarësisht operacionit të policisë së Tiranës, prezenca e uniformave blu duhet shtuar në institucionet arsimore.
Autoritetet janë duke aplikuar një plan të gjerë për sigurinë në shkolla duke aplikuar në disa prej tyre edhe kamera inteligjente.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 