23 gusht, 2026– Dukagjini u trondit sot nga një vrasje e dyfishtë.
Dy persona u qëlluan me armë në Kir ku ndërruan jetë. Viktimat janë babë e bir të identifikuar si Lek Gjoni dhe Prel Gjoni.
Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe një person tjetër, me iniciale L.B.
Forca të shumta policie u nisën drejt vendngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shkodër / Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, dhe është plagosur një shtetas tjetër, sqarojmë se:
Në këto momente ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur L. B. dhe jo A. P., siç ju informuam në informacionin paraprak.
Me mbërritjen e shërbimeve të Policisë dhe të grupit hetimor në vendngjarje, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, do t’ju informojmë përsëri.
/tvklan.al












Botërori 2026 