Një polic 33-vjeçar, David Rose, ka ndërruar jetë pasi u plagos gjatë një sulmi me armë pranë selisë së Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Atlanta. Ai, ish-marinë dhe i diplomuar së fundmi në Akademinë e Policisë, u dërgua në spital me plagë të rënda, por nuk arriti t’i mbijetojë. Në incident nuk u lëndua asnjë civil.
Sulmi u krye nga një person i vetëm, 30-vjeçari Patrick Joseph White, i cili u gjet i vdekur në vendngjarje. Shkaqet e sulmit mbeten të paqarta, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e problemeve mendore, përfshirë bindjet e autorit lidhur me vaksinën kundër Covid-19.
Babai i autorit kishte njoftuar policinë më parë për tendencat vetëvrasëse të djalit, ndërsa një fqinjë tha se White ishte i bindur se vaksinat e dëmtonin.
Drejtoresha e CDC-së, Susan Monarez, shprehu keqardhje për ngjarjen dhe falënderoi forcat e sigurisë që reaguan shpejt për të parandaluar dëme të tjera. Ndërsa Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., tha se sulmi ka tronditur punonjësit e shëndetit publik.
Pas ngjarjes, punonjësit e CDC-së janë urdhëruar të punojnë në distancë të hënën.
/tvklan.al












Botërori 2026 
