Një grua është plagosur me armë zjarri në Fier këtë të Mërkurë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” rreth orës 14:00, teksa S.Mërnica ishte në motor bashkë me djalin e saj.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i autorëve (babë e bir). Sipas gazetares Anila Sefa ata janë Afrim dhe Ali Cimili. Ka qenë djali i të plagosurës i cili i ka njohur dhe identifikuar autorët e dyshuar.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnje”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia e Fierit.
Mësohet se e plagosura ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.
/tvklan.al