Një plagosje me armë zjarri është shënuar në Kukës. Policia njofton se një 29-vjeçar me iniciale E.H., banues në fshatin Bicaj është paraqitur i plagosur në spitalin e Kukësit. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, i cili është identifikuar si personi me iniciale S.M. Konflikti fillimisht ka qenë fizik ku më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./tvklan.al