Ky është momenti kur qëllohen turmat e njerëzve të cilët ishin mbledhur për të marrë ndihma ushqimore.
Në videon e publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, dëgjohen të shtëna me armë zjarri kundrejt palestinezëve.
Të uritur dhe të dëshpëruar, ata ishin në pritje të kamionëve nga OKB-ja.
Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë raportuar gjithnjë e më shumë raste të personave që vdesin për shkak të urisë dhe skamjes. Deri më tani kanë humbur jetën 147 palestinezë, mes tyre 88 fëmijë.
Zyrtarët e OKB-së thanë se shpërndarja e ndihmave humanitare po përballet me shumë kufizime, që nga pritja për të kaluar pikat e kontrollit deri te koha e ngarkimit të mallrave ushqimore.
Imazhet e fëmijëve të dobësuar palestinezë kanë tronditur botën, duke përfshirë edhe presidentin amerikan, i cili deklaroi se shumë njerëz po vdisnin urie.
Nga ana tjetër, Trump bëri thirrje urgjente që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet.
Me anë të një postimi në rrjetin X, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza.
Reagimi i Trump vjen ndërsa I dërguari special i SHBA-ve, Steve Witkoff ka zhvilluar një takim me kryeministrin izraelit, Netanyahu në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gaza.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
