La Liga ka konfirmuar se ka reduktuar edhe një herë kufirin e pagave të Barcelonës, pasi vendosi se shitja prej 100 milionë Eurosh e vendeve VIP në Camp Nou e rindërtuar nuk ishte kryer në kohën e përcaktuar.
Mes të dyja palëve ka pasur në gjashtë muajt e fundit një mosmarrëveshje komplekse ligjore, me blaugranat që e gjetën veten duke u përpjekur për të zgjatur regjistrimet e Dani Olmo dhe Pau Victor.
Klubi katalanas veproi me shpejtësi dhe siguroi një akord me Komitetin e Lartë të Sporteve për këtë çështje.
Blaugranat gjithashtu duhej të provonin se kishin financat për të përfunduar regjistrimet e reja. Pas rritjes së kufirit të pagave të Barcelonës, zyrtarët e La Liga-s u shqetësuan për marrëveshjen dhe kërkuan një hetim nga i njëjti institucion në varësi të qeverisë, që autorizoi regjistrimet emergjente të Olmo dhe Victor.
Kur u dorëzuan llogaritë financiare të katalansve, një auditor i ri nuk përmendi shitjen prej 100 milionë Eurosh, e sipas La Liga-s kjo do të thotë se janë shkelur rregullat e Fair Play Financair edhe një herë, pasi nuk kishin fondet e nevojshme për të rritur shpenzimet e pagave të tyre në Janar.
Është kërkuar një hetim për auditorin fillestar. Një vendim për ligshmërinë e regjistrimit të Olmos në momentet e fundit, do të arrijë deri më 6 Prill dhe ky informacion i ri duket se hedh dyshime të konsiderueshme mbi licencën e re të lojtarit.
Komiteti i Lartë i Sporteve ka për detyrë të vendosë nëse Barcelona kishte ofruar prova në kohën e duhur për zgjatjen e regjistrimeve të Olmo dhe Victor para se të skadonin më 31 Dhjetor.
Por tani La Liga po punon për të provuar se drejtuesit e katalanasve nuk kishin fondet e nevojshme për ta kryer këtë proces.
Klan News