Kalendari turistik i eventeve verore edhe këtë sezon vjen i harmonizuar në aplikacionin TEA. Ndërsa ndau një video informuese mbi këtë aplikacion, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike.

“Shkarko aplikacionin TEA, udhërrëfyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh: kalendarin e eventeve me detajet përkatëse; akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon; si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur. Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan kryeministri.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat.

Klan News