Partia Demokratike paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë fakte të tjera të rënda të asaj që e cilëson aferë korruptive dhe kriminale për Teatrin Kombëtar, që thotë se lidh Kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj dhe kompaninë Fusha më botën e krimit dhe drogës.

Demokratët thonë se në më pak se 4 vjet, kompania Fusha ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro. Sipas opozitës, 35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, “Fusha shpk” i ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Kryebashkiaku Veliaj.

Tv Klan