Mikel Arteta do të ketë mbështetje financiare në merkaton e verës për ta kthyer Arsenalin në një skuadër fitimtare.  Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm që të nisin një rinovim të madh të ekipit, pasi “topçinjtë” u eliminuan në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve nga PSG.

Në dy sezonet e fundit, skuadra ka dalë në vend të dytë në Premier Ligë, ndërsa ky është viti i pestë që nuk fiton trofe. Për të treguar besimin te tekniku spanjoll, në klub janë gati që të investojnë në katër blerje të reja. Por kjo do të sjellë edhe largime nga stadiumi “Emirates”, raporton the Mirror.

I pari në listën e dëshirave është sulmuesi i Neëcastle, Alexander Isak që Arteta e pëlqen shumë, por transferimi i tij vështirë të kryhet. Objektiva më reale janë sulmuesi i Sportingut, Viktor Goikeres, që pëlqehet nga drejtori sportiv Andrea Berta dhe ai i Leipzig, Benjamin Sesko.

Topçinjtë  tentuan në verën e kaluar të blinin sllovenin, por ai zgjodhi të rrinte në Gjermani e nga ky vendim, ekipi vuajti në ofensivë, për shkak të dëmtimeve të gjata të Kai Havertz dhe Gabriel Jesus. Por po ndiqet edhe sulmuesi i krahut Nico Williams që luan te Athletic Bilbao, ndërsa kanë përparuar bisedimet për mesfushorin spanjoll të Real Sociedad, Martin Zubimendi, që kushton 55 mln Euro.

Në mbrojtje, dëshira është për të blerë lojtarin e Bornemouth, Din Huijsen, i cili kushton 55 mln Euro.

Klan News